
Trepça është një minierë e lashtë plumbi, zinku,argjendi, kristaleve dhe mineraleve të ndryshme në Kosovë, gjegjësisht në komunën e Mitrovicës. Trepça në kohën e shtetit Jugosllavi kishte shumë famë dhe ishte njëri ndër motorët e ekonomisë jugosllave.
Fatkeqësisht kjo minierë u shfrytëzua nga regjimi jugosllav dhe frytet e saj shumë pak u shijuan nga populli autokton shqiptar i Kosovës.
Fabrika e “Ferronikelit” ka të punësuar rreth një mijë punëtor më pak se sa që kishte kjo fabrikë para luftës se fundit në Kosovë. Ky reduktim në numrin e punëtoreve nuk do të thotë se janë reduktuar edhe kapacitetet prodhuese. Vetëm në vitin e kaluar janë nxjerr gjashtë mijë tonelata nikel, nëse e përkthejmë në euro i bie diku 140 milion euro. Ketë vit pritet të shiten më shumë se nënte mijë tonelata nikel, dhe për tri vitet e ardhshme synohet që të rritet kapaciteti prodhues dhe kësisoj do të mund të shiten 12 mijë tonelata nikel në vit. Më të drejtë thuhet se “Ferronikeli” është fabrika më e madhe dhe më fitimprurëse në Kosovë. Ky fitim marramendës i “Ferronikelin” nuk është përkthyer në mirëqenie të qytetareve të Drenasit, sepse qytetarët e kësaj komuna janë më të varfrit në Kosovë.
Miniera e magnezitit “Goleshi” gjendet rrëzë malit Golesh ne afërsi te Aeroportit ndërkombëtarë “Adem Jashari”, në komunën e Lipjanit. Në jug-perëndim të Fushë Kosovës dhe është konsideruar si një ndër vendburimet më cilësore të magnezit në Ballkan. “Goleshi” përbëjnë njërën prej sipërfaqeve më të mëdha të magnezitit në Evropë. Kjo minierë ne fillim ka nisur si kariera dhe kane zhvilluar punimet nentokesore per shfrytezimin deri ne mbylljen e tyre ne vitin 1999. Perpara vitit 1990, ne Golesh prodhohej 110 000 ton magnezit, 22 000 ton magnezium dhe 10000 ton magneziumi kaustik te kalçinuar per vit. Miniera e Goleshit eshte shfrytezuar me nje pus minerar.
Minierat me te rendesishme ne Kosove

Miniera e Trepces

